E shtunë, 3 Maj, 2025
spot_img
HomeSport10 klube e kalojnë me sukses procesin e licencimit për garat evropiane...

10 klube e kalojnë me sukses procesin e licencimit për garat evropiane – Indeksonline.net

18:13 / E Premte, 02 Maj 2025 / Gj. Sh

Komisoni i Shkallës së Parë në kudër të Departamentit të Licencimit në FFK ka marrë vendimet për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, për edicionin garues 2025/26.

Në total sivjet kanë aplikuar 11 klube, 9 nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. 10 nga këto klube e kanë kaluar me sukses këtë proces dhe janë licencuar, duke e fituar të drejtën që varësisht nga rezultatet sportive, të paraqitën në garat e UEFA-s, kurse një klub nuk ka marrë licencën.

Klubet e Licencuara janë:

FC Drita

FC Ballkani

FC Malisheva

KF Ferizaj

SC Gjilani

FC Prishtina

KF Llapi

KF Dukagjini

Si dhe tek femrat: KFF Dukagjini dhe KFF Mitrovica.

Kurse klubi i vetëm të cilit i është refuzuar licenca është FC Suhareka.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT