OBSH jep alarmin se pothuajse 1 në 4 të rinj në Europë pijnë alkool. Ata thonë se pirja e hershme e alkoolit lidhet me probleme të shëndetit mendorë, arritje të ulta akademike dhe rreziqe të tjera gjatë jetës.
Sipas të dhënave të OBSH-së, një në çdo 11 vdekje në Rajonin Evropian shkaktohet nga përdorimi i alkoolit, duke arritur rreth 800 mijë vdekje në vit. Rajoni përbën gati një të tretën e vdekjeve globale të lidhura me alkoolin.
Është parë që Bashkimi Evropian është zona me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, me 7 nga 10 vendet kryesuese për konsum për frymë. Kanceri është shkaktari kryesor i vdekjeve nga alkooli në BE, duke përbërë një të tretën e tyre.
Ekspertët paralajmërojnë se alkooli është i lidhur me mbi 200 sëmundje e gjendje shëndetësore, përfshirë sëmundjet e mëlçisë, kanceret dhe sëmundjet kardiovaskulare. Përdorimi i tij dëmton edhe trurin në zhvillim të të rinjve, duke rritur rrezikun për varësi, depresion dhe vetëvrasje.
Në Rajonin Evropian, një në katër vdekje të të rinjve 19-24 vjeç lidhet me konsumimin e alkoolit. Çdo ditë, mbi 2100 persona humbin jetën nga pasojat e alkoolit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);