Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajme1 milion euro për të blerë armë ilegale? – Elezi flet për...

1 milion euro për të blerë armë ilegale? – Elezi flet për rastin e zbuluar në Merdarë (VIDEO)

Një polic i Shqipërisë, dhe dy persona të tjerë janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës në Merdarë, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre, është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash, rreth 1 milion euro.

Të njëjtit janë ndaluar për veprën penale “Shpëlarja e parave”, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha se këto para mund të jenë transportuar për të blerë armë ilegale në Kosovë.

“Kemi ndërlidhje të dy çështjeve potenciale, ose kontrabandimi me armatim, ose trafikimi me narkotikë. Janë këto para që fshihen, dhe destinimi i tyre është i rrezikshëm, ose mund të jenë vepra të pastrimit të parave”, tha Elezi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT